PANAIRI KOMBETAR I LIBRIT- FIER (11 – 14 MAJ 2017)

NJOFTIM!

Njoftojmë të gjithë autorët, poetë, shkrimtarë, studiues, si dhe botues, se, duke nisur nga data 25 mars 2017, çelen pranimet për botimet që do të përfshihen në konkurs, në kuadër të Panairit të Librit “Fieri 2017”. Pranimet mbyllen në datën 30 prill 2017.
Kriteret:
-Librat të dërgohen të printuar (3 kopje).
-Botimet (poezi, prozë, studime, si dhe letërsi për fëmijë), duhet t’i përkasin periudhës 1 qershor 2016- 30 prill 2017.
-Nuk pranohen ribotime.
-Çmimet për fituesit ndahen natën e fundit të panairit.
Për më tepër informacion, na kontaktoni në adresat elektronike: panairi.librit.fier@gmail.com ose fondacioni_harpa@yahoo.com
Suksese!
Me konsideratë për të gjithë shkruesit e letërsisë së mirëfilltë,
Presidente e Fondacionit “Harpa”

 

NJOFTIM!

 

PANAIRI KOMBETAR I LIBRIT  FIER (11- 14 MAJ 2017)
 
Thirrje për pjesëmarrje në Konferencat Shkencore:
 
1-      “Libri i përkthyer, problematikat aktuale”     ( 11 Maj 2017)
2-      “Azem Shkreli, poeti i mendimit të thellë”   ( 12 Maj 2017)
3-      “Noli, kjo figurë poliedrike”                          ( 13 Maj 2017)
Konferencat e sipërcituara, organizohen në kuadër të Panairit Kombëtar të Librit në Fier, i cili shënon edicionin IV të tij.  Si një ngjarje me rëndësi në fushën e letrave, organizatorët kanë menduar që çdo vit të sjellin zëra të rinj të studimit, duke i alternuar ata me profesorë të njohur e të nderuar në shkencat letrare.
Në këtë kontekst, nëse gjykoni se punimet tuaja shkencore, referuar tri temave të lartëshkruara, kanë ndikim dhe burojnë prej origjinalitetit hulumtues, lutemi të bëheni pjesë e këtij konkursi të hapur!
Afati përfundimtar për dorëzimin e abstrakteve – 25 prill, 2017, ora 12.00.
Pranimi ose refuzimi i abstrakteve – 30 prill, 2017, ora 12.00.
Afati përfundimtar për dorëzimin e punimeve të plota – 3 Maj, 2017, ora 12.00.
Abstraktet të dorëzohen në adresat elektronike:
Kritere:
          Të gjitha punimet që do të përzgjidhen, do të prezantohen me gojë.
          Koha në dispozicion  – 10 minuta.
          Gjuha e kumtesave – Shqip.
          Nëse vihen re punime joorigjinale, plagjiatura apo punime të publikuara më parë, nuk do të pranohen.
          Të gjitha punimet të dërgohen në formë elektronike.
          Formati i faqes – A4. 
          Margjinat –  2,5 cm.
          Titulli i punimit – (Bold/Times New Roman/12).
          Përmbledhja/Abstrakti – (Jo më shumë se 250 fjalë/Times New Roman).
          Punimi i përfunduar  –  (Jo më shumë se 4 faqe A4).
          Fjalët kyçe – (Jo më shumë se 10 fjalë).
          Emri i autorit – (Me shkronja të mëdha/Në krye të faqes).
          Të dhëna të tjera – ( Adresë e-mail-i, numër kontakti dhe një fotografi (dokumenti).
 
Grupi organizativ
Fondacioni “Harpa”