Fondacioni “Harpa” është krijuar si nevojë e kohës, si një qelizë nxitëse, përkrahëse, promovuese dhe reklamuese e nismave pozitive në fushën e artit, kulturës, letërsisë, sportit e më gjerë.

Logo2

 

Ka qenë një shtysë e mirëmenduar e një grupi intelektualësh dhe krijuesish të palodhur ajo që çoi drejt kësaj lëvizjeje, e cila do të ketë si gur themeltar dhe lajtmotiv të , vlerat e mendimit përparimtar dhe do të jetë promotore e padiskutueshme e tyre.

 

 

Panairi i Librit 2015

Edhe këtë vit Harpa së bashku me Bashkinë Fier organizon Panairin Kombëtar të Librit si një dritare për lexuesit e botuesit. Rreth 100 Shtëpi Botuese bëhen pjesë e këtij eventi, i cili mbledh së bashku në pak ditë, personalitetet më të mëdha të letërsisë, për të diskutuar e shkëmbyer mendime dhe eksperienca në ndihmë të librit, në respekt të emrave të njohur kombëtar. Panairi shërben edhe si një mundësi e mirë për të rrahur mendimet e gjetur rrugë e shtigje që e bëjnë politikën e librit të qëndrueshme e të konsoliduar.

Na ndiqni në Facebook

Mësoni më shumë për aktivitetet e artit, kulturës në qytetin tuaj duke na ndjekur në rrjetet sociale.