News

PANAIRI I LIBRIT “FIERI 2015”

21 – 24 MAJ 2015

FIERI E DO LIBRIN!

– Çelet në Fier në datat 21 – 24 Maj, në ambientet përpara Prefekturës, Panairi Kombetar i Librit.

– Të ftuar personalitetet më në zë të letërsisë, shkrimtarë, poetë, akademikë, përfaqësues të medias e politikës, të cilët vijnë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

– Në Ceremoninë e hapjes edhe përfaqësues e drejtues të Ministrive të Kulturës së Kosovës e Shqipërisë, deputetë të Kuvendit, etj.

Panairi Kombëtar i Librit në Fier

Në qytetin e Fierit do të organizohet Panairi i Librit “Fieri 2014”, i cili organizohet nga Fondacioni “Harpa’’ dhe Bashkia Fier. Ashtu si edhe vitin e kaluar, në këtë event kombëtar do të marrin pjesë rreth 100 Shtëpi Botuese, ku pritet që rreth 1000 tituj të jenë të rinj. Në këtë panair do të ekspozohet një gamë e gjerë botimesh, si: letërsi artistike shqipe dhe e huaj, histori, enciklopedi, letërsi për fëmijë, fjalorë, albume, udhëzues, harta etj.

Të ftuarit e veçantë

Ali Aliu, Rexhep Qosja, Fatos Arapi, për të cilin zhvillohet edhe një Konferencë shkencore në datën 22 maj, Jorgo Bulo, Klara Kodra, Agim Vinca, Zenullah Rrahmani, Moikom Zeqo, Nasho Jorgaqi, Behar Gjoka, Ministri i Kulturës, Kosovë, Kujtim Shala etj.

Në këtë Panair zhvillohen tri Konferenca të rëndësishme Shkencore:
1-Libri dhe problemet e tij ne aktualitetin e sotëm, ku do të referojnë Ali Aliu, Moikom Zeqo, Muharrem Jakupi, Irena Toce, Valbona Nathanaili, Abdullah Zeneli.
2-Fatos Arapi, një ndër vokacionet kulmore të poezisë shqipe, për të cilin do të flasin Ymer Ciraku, Ali Aliu, Bashkim Kucuku, Bardhosh Gace, Adem Xheladini.
3-Fan Noli dhe Faik Konica, dy personalitete – miq e rival të përjetshëm, ku referojnë Nasho Jorgaqi, Behar Gjoka, Agim Vinca.

Do të bëhen promovime të shumë autorëve, si: Vepra e Kujtim Shalës, Prec Zogaj, Bashkim Shehut, Mira Meksit, Rita Petros, Kleo Latit, Zejnullah Rrahmanit etj.

Meqënëse këtë vit, emra të njohur autorësh kanë përvjetorë lindjesh e vdekjesh, është menduar të bëhet një kolazh interpretimesh, me krijime të autorëve, si: Martin Camaj, Naim Frashëri, Ernest Koliqi, Cajupi, Gjergj Fishta, Pashko Vasa etj.

Në mbyllje të Panairit do të jepen katër cmime të rëndësishme për prurjet më të mira të vitit në disa gjini letrare. Juria është e përbërë nga personalitete të fushës së letrave.

Media e shkruar dhe elektronike është e ftuar të ndjekë çeljen e Panairit të Librit “Fieri 2014”, si dhe veprimtaritë me librin, me shkrimtarët dhe studiuesit e ftuar.

Botuesit që kanë konfirmuar deri tani pjesëmarrjen (sipas kohës së prenotimit):

Botart – Tiranë, Toena – Tiranë, Buzuku – Prishtinë, Fan Noli – Tiranë, Skanderbeg Books – Tiranë, Bota Shqiptare – Tiranë, Faik Konica – Prishtinë, UET Press – Tiranë, Logos-a – Shkup, Albas – Tiranë, Edfa dhe Infbotues – Tiranë, ABC – Tiranë, Pegi – Tiranë, Fondacioni ’’Harpa’’, Filara – Tiranë, Ada – Tiranë, Neriada – Tiranë, Instituti Albanologjik – Prishtinë, Akademia e Shkencave – Tiranë, Akademia e Shkencave – Prishtinë, Çamëria – Tiranë, Konica – Tiranë, Max – Tiranë, Lebejk – Tetovë, Morava – Tiranë, Shoqata e Botuesve të Kosovës, e cila sjellë në Fier këto Shtëpi Botuese: ALB-MED, BSS, Dija, Drita, Instituti i Historisë, Koha, Libraria elektronike, Mendimi pozitiv, Rugova Art, Titanik, Dy Lindje dhe dy Perëndim, Ebu Hanife – Shkup, Vatra – Shkup, Thesari – Gostivar, Ymeraj – Fier, 2 M printing – Durrës, Biblioteka Publike, Fier, Helga’s Secret – Tiranë, Jozef – Durrës, Logosa – Tiranë, Kisha Orthodhokse shqiptare, Instituti Kërkimor Ndërkombëtar Rumi, Fondacioni i Kuranit, PA – Prishtinë, Planet – Fier, Franceskanet Shkodër, Genizah, Shkrimtarët fierakë, Art Galeri Frasheri, Botimet Papirus, Ombra GVG, Botimet Progres, Shkrimtarët progradecarë,British Council Albania, Instituti Italian i Kultures, Education Centre, Ejal Albania,Qendra Explo, Shqip.

JU FALEMINDERIT!
ZYRA E SHTYPIT PRANE PANAIRIT

Kliko këtu për të lexuar programin e plotë të panairit