Fondacioni “Harpa” është krijuar si nevojë e kohës, si një qelizë nxitëse, përkrahëse, promovuese dhe reklamuese e nismave pozitive në fushën e artit, kulurës, letërsisë, sportit e më gjerë.
Qëllimi dhe fusha e Veprimtarisë
Fondacioni ka për qëllim dhe objekt të veprimtarisë së tij:
Përjetësimi, propagandimi dhe kremtimii kulturës e trashëgimisë Shqiptare dhe mbajtja gjallë e saj.
Njohja, studimi dhe promovimi i vlerave, traditave, zakoneve, arsimit, folklorit dhe propagandimi i kulturës shqiptare.
Promovimi i mirëqenies dhe përparimit kulturor në fushën e letërsisë, pikturës, skulpturës këngës dhe tët ë gjitha vlerave kulturore në tërësi.
Vënia në përkrahje të shkëmbimeve e komunikimit kulturor dhe ndërkulturor midis qytetit të Fierit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, si dhe vendit tonë me vende të tjera europiane, kryesisht në gjetjen e frymës së mirëkuptimit mes krijuesve e artistëve.
Nxitja e përçimi i vlerave të autorëve shqiptarë të fushave të ndryshme të artit dhe kulturës dhe përhapja e këtyre vlerave shqiptare brenda dhe jashtë kufijvë tonë, kudo ku ka shqipfolës.
Përkrahja studimi dhe përkujdesja për veprat letrare të autorëve shqiptarë ndër vite, duke pasur parasysh që nga letërsia e vjetër shqipe , Rilindjen , periudhëne Pavarësisë, letërsinë e sotme shqipe, etj.
Zhvillimin e raporteve me shoqatat e tjera simotra me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve reciproke për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e propagandistike, si dhe dhënien e asistencës anëtarëve
Të kontribuojë në rritjen e cilësisë së jetës në komunitet, nëpërmjet hartimit, organizimit, menaxhimit dhe realizimit të projekteve dhe veprimtarive kulturore, artisitike, sportive, sensibilizuese dhe shkencore, në përputhje me interest e shoqërisë dhe veçanërisht të rinisë.
Organizimi i aktiviteteve me karakter edukativ dhe argëtues me përfshirjen e fëmijve dhe mësuesve si kampet verore, ekskursionet turistike, spektakle, etj.
Zbulimi i talenteve të reja në fushat e artit, kulturës, sportit, shkencave në tërësi, nëpërmjet veprimtarive që do të organizohen me udhëheqës të kualifikuar.
Të përfshijë në veprimtari nxënës dhe mësues pasionantë, për të rritur potencialin intelektual dhe kulturor në realizimin e objektivave programore të fondacionit.
Lidhjen dhe forcimin e bashkëpunimit me Organet e Qeverisjes vendore dhe qëndore, shkollat, kompanitë vendase e të huaja, individë dhe organizata të tjera analoge, për realizimin e projekteve në interes të komunitetit.
Shkëmbim eksperiencash me homologë vendas dhe të huaj dhe vendosjen e mardhenieve të ndërsjellta brenda dhe jashtë vendit.
Trajnim i stafit të organizatës dhe organizimi i seminareve, takimeve për të shkëmbyer eksperiencat me organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit.
Nxjerrjen e publikimeve për të pasqyruar veprimtarinë e fondacionit.
Krijimin e grupeve të punës me specialistë të kualifikuar për implmentimin e projekteve.
Çdo lloj aktiviteti tjetër që do të jetë në dobi dhe mbeshtetje të qëllimit dhe misionit të fondacionit.
Realizimi i këtij qëllimi nëpërmjet programeve, projekteve dhe veprimtarive të tjera që mbeshteten në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e të gjithë botuesve dhe institucioneve të tjera të përfshira në këtë proçes.
Qëllimi i veprimtarisë së fondacionit “HARPA”, është të jetë përfaqësues direkt dhe real i rinisë shqiptare dhe Shqipërisë Evropiane. Ajo do japi kontributin e saj në shume fusha duke monitoruar, hartuar dhe zbatuar politika të reja në të mirë të kombit.
Fusha të veprimtarisë së Fondacionit janë:
- Aktivitete, ligjërata, analiza dhe leximeve në mbrëmjet letrare e kulturore;
- Mbështetje për botimin e librave, çeljen e ekspozitave apo koncerteve artistike.
- Koordinimit të bashkëpunimit shkencor mes specialistëve të albanologjisë, artistëve, studentëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme.
- Aktivitete artistike;
- Aktivitete sportive;
- Aktivitetet sensibilizuese;
- Ekskursione dhe vizita të udhëhequra;
- Bashkëpunimi me shkollat;
- Bashkëpunimi me njësitë e qeverisjes qëndrore e vendore;
- Pjesëmarrja dhe bashkëpunimi në veprimtari të organizuara nga ente të tjera;
- Aktivitete animimi të udhëhequra;
- Hartimi i projektve brenda sferës së objektve të përshkruara në objektivat e fondacionit;
- Si dhe çdo veprimtari tjetër që do të shërbejë për realizimin e qëllimit të saj.
– Shoqata është politikisht dhe ideologjikisht e pavarur dhe neutrale