PANAIRI I 8-TE KOMBETAR I LIBRIT FIERI 2021

Fieri njihet si kryeqendër e kulturës, artit dhe letërsisë. Kjo ka qenë indicia që Fondacioni Kulturor “Harpa”, me një mision të qartë në inkurajimin dhe promovimin e letrave shqip, propozoi organizimin e një panairi libri me përmasa tej kufijve shtetëror. Dhe, jemi krenar që sot Fieri ka në vetëdijen e tij kulturore edhe një panair libri, i cili trokiti me sukses të jashtëzakonshëm 8 vite më parë, edhe pse ishte përvojë e re. Jam ndier mirë nga pjesëmarrja dhe nga interesi i shfaqur nga të gjithë qytetarët. Duke qenë se këto vite projekti e dha garancinë e vet dhe dëshmoi seriozitet e cilësi, jemi të lumtur që i hapëm këtë dritë jeshile, e cila do të vazhdojë të jetë e ndezur për këtë traditë të librit. Pra, sot ne flasim me krenari për një projekt të realizuar suksesshëm. Ky event erdhi si një skenë për librin, për autorët vendas e të huaj, si promovim i letërsisë me të gjitha shtrirjet dhe dimensionet e saj dhe krijim i hapësirave dialoguese për rregullimin e tregut, negociatave për të drejtat e autorëve, shitjet, shpërndarjen dhe promovimin e librave të rinj, vlerat etj. Këto, në fakt, janë edhe elementet konceptuale të ekzistencës së panairit të librit, i cili përmbushi misionin, zgjoi interesin dhe riktheu dashurinë për librin, i afroi ata më shumë me letërsinë, në një kohë kur teknologjia e informacionit i ka larguar nga letrat e shkruara, sidomos brezin e ri. Zhvillimi i këtij aktiviteti, përveçse solli traditën e librit, çeli një dritare të re komunikimi multikulturor e multiletrar në qytetin e Fierit. Pjesëmarrja e lartë e vizitorëve, interesi i shtëpive botuese, autorëve, përkthyesve, studiuesve, kritikëve, institucioneve të ndryshme, mbështetja e biznesit, na obligon më shumë për të sjellë një panair libri më të arrirë vitet në vijim.

PANAIRI KOMBËTAR I LIBRIT
“F I E R I 2 0 2 1”

PROGRAMI I AKTIVITETEVE:

E MARTË, 14 DHJETOR 2021:

11.00-11.30: Ceremonia zyrtare e çeljes së Panairit, (Qendra Multifunksionale, pranë ETC).
11.35-12.30: Tryezë Shkencore: “Ismail Kadare, ky gjeni i pashmangshëm”, (Stenda e Fondacionit “Harpa”– Ambientet e Panairit).
12.30-13.00: Promovim i librit poetik “Bija e atit”, Entela Kasi, (Stenda SHB Buzuku, Kosovë).
14.30-15.00: Prezantim i librave të disa autorëve,(Stenda SHB Onufri).
15.30-15.50: Promovim i librit “Marina”, Baki Bala, (Stenda SHB Agora).
15.55-16.30: Prezantim i librit “Motrat”, Raina Telgemeier, (Stenda SHB Botart).
15.30-16.30: Promovim i librit “Libri i jetës” – Ali Aliu, (Stenda – Akademia e Shkencave të Kosovës).
15.30-16.30: Prezantim i librave të disa autorëve, (Stenda SHB Toena).
16.00-17.00: “Të njohim poetët tanë”, (Stenda e Bibliotekës Publike “Dritëro Agolli”).
16.00-17.00: Promovim i librit ”Të njohësh vetveten”, i autores Delia Steinberg Guzman, (Stenda SHB Akropoli i ri).
17.00-18.00: Takim me studiuesen Klara Kodra, (Stenda Fondacioni “Harpa”).
18.00-18.30: Promovim i librit “Postnjerëzorët” të autorit Agron Shehu, (Stenda SHB Filara).
18.00-18.30: Prezantim i librit “Rr’nimi i Arbërit”, Enver S. Morina, (Stenda SHB Buzuku).

E MËRKURË, 15 DHJETOR 2021:

09.30-10.30: Tryezë e rrumbullakët: “Data dhe Personalitete” – kolazh me krijime te autorëve shqiptarë e te huaj, që kanë përvjetorë lindjesh dhe vdekjesh. (Stenda e Fondacionit “Harpa”– Ambientet e Panairit).
09.30-10.30: Promovim i librit “Tym ândrrash”, Agnesa Beqiri, (Stenda SHB Buzuku).
11.00-11.50: Tryezë Shkencore: “Nasho Jorgaqi, kjo figurë poliedrike”, me rastin e 90 – vjetorit të lindjes, (Stenda e Fondacionit “Harpa”– Ambientet e Panairit).
12.00-12.40: Promovim i librit “Arbëreshët – midis mitit dhe relalitetit”, vështrim i shkurtër historiko-kulturor, Fatmir Toçi, (Stenda SHB Toena).
13.00-14.00: Promovim i librit “Djali peshk i kuq”, Lisa Thompson, (Stenda SHB Botart).
15.30-16.30: Prezantim i librave të disa autorëve, (Stenda SHB Fan Noli).
14.00-15.00: Promovim i librave studimor te studiuesit Zejnullah Rrahmani, (Stenda SHB F.Konica, Prishtinë).
15.00-16.00: Takim me shkrimtaren Rudina Çupi, (Stenda SHB Botart).
18.30-22.30: Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të Panairit të Librit si dhe të Çmimeve Vjetore Harpa.

E ENJTE, 16 DHJETOR 2021:

09.00-10.00: Promovim i librit “Terror e dashuri”, Shkëlzen Marevci, (Stenda SHB Buzuku, Kosovë).
10.00-11.00: Prezantim i librit “A e dini o fëmijë?”, Anna De Roy, (Stenda SHB Agora).
10.00-11.00: Promovim i librit “Rrugëtime”, Anisa Ismaili, (Stenda SHB Kosovë).
11.55-12.50: Tryezë Shkencore: “150 vjetori i franceskanit Gjergj Fishta”, (Stenda e Fondacionit “Harpa”– Ambientet e Panairit).
12.50-13.00: Promovim i librit “Koncert në kohë dashurie”, Abdullah Zeneli, (Stenda SHB Buzuku).
13.35-14.00: Promovim i librit “Gjuha dhe stili në prozën e Anton Pashkut”, (Stenda SHB Logos A, Maqedoni).
13.00-14.00: Promovim i librit “Poezia bashkëkohore Shqipe” të autores Majlinda Rama (Stenda SHB Agora).
15.00-16.00: Promovim i librit “Palcë dhe frymë, Arti Lushi, (Stenda SHB Buzuku).
16.00-17.00: Kolazh poetik me nxënës të shkollave të mesme, (Stenda e Bibliotekës Publike “Dritëro Agolli”).

E PREMTE, 17 DHJETOR 2021:

11.00-12.00: Takim me shkrimtarin Mihal Krimçe, (Stenda Shkrimtarët Fierakë).
13.00-14.00: Promovim i librit “Voltaikët”, Laurent Grison, Përkth. Mirela Papuçiu, (Stenda e Fondacionit “Harpa”– Ambientet e Panairit).
14.00-15.00: “Të lexojmë së bashku”, (Stenda e Bibliotekës Publike “Dritëro Agolli”)

STAFI ORGANIZATOR