PANAIRI KOMBETAR I LIBRIT FIER ( 9- 12 MAJ 2019 )

NJOFTIM!

PANAIRI KOMBETAR I LIBRIT FIER ( 9- 12 MAJ 2019 )

Thirrje për pjesëmarrje në Konferencat Shkencore:

  1. “Me Lasgushin, ‘këngëtarin finosh të dashurisë’, me rastin e 120 vjetorit të lindjes. ( 9 Maj 2019)
  2. “A lexohet letërsi shqipe? Çështje të shijes dhe vlerës”. ( 10 Maj 2019)
  3. “Romani i Fatos Kongolit – hije dhe dritëhije” ( 11 Maj 2019)

 

Konferencat e sipërcituara, organizohen në kuadër të Panairit Kombëtar të Librit në Fier, i cili shënon edicionin VI të tij. Si një ngjarje me rëndësi në fushën e letrave, kemi menduar që çdo vit të sjellim zëra të rinj të studimit, duke i alternuar ata me profesorë të njohur e të nderuar në shkencat letrare.

Në këtë kontekst, nëse gjykoni se punimet tuaja shkencore, referuar tri temave të lartëshkruara, kanë ndikim dhe burojnë prej origjinalitetit hulumtues, lutemi të bëheni pjesë e këtij konkursi të hapur!

Afati përfundimtar për dorëzimin e abstrakteve – 28 prill, 2019, ora 12.00.

Pranimi ose refuzimi i abstrakteve – 1 maj, 2019, ora 12.00.

Afati përfundimtar për dorëzimin e punimeve të plota – 4 Maj, 2019, ora 12.00.

Abstraktet të dorëzohen në adresat elektronike:

panairi.librit.fier@gmail.com

majli_rama@yahoo.it

 

Kritere:

  • – Të gjitha punimet që do të përzgjidhen, do të prezantohen me gojë.
  • – Koha në dispozicion – 10 minuta.
  • – Gjuha e kumtesave – Shqip.
  • – Nëse vihen re punime joorigjinale apo plagjiatura, nuk do të pranohen.
  • – Të gjitha punimet të dërgohen në formë elektronike.
  • – Formati i faqes – A4.
  • – Margjinat – 2,5 cm.
  • – Titulli i punimit – (Bold/Times Neë Roman/12).
  • – Përmbledhja/Abstrakti – (Jo më shumë se 250 fjalë/Times Neë Roman).
  • – Punimi i përfunduar – (Jo më shumë se 4 faqe A4).
  • – Fjalët kyçe – (Jo më shumë se 10 fjalë).
  • – Emri i autorit – (Me shkronja të mëdha/Në krye të faqes).
  • – Të dhëna të tjera – ( Adresë e-mail-i, numër kontakti dhe një fotografi (dokumenti).

 

DREJTOR I PANAIRIT

MAJLINDA RAMA