CEREMONIA E CELJES SE PANAIRIT KOMBETAR TE LIBRIT “FIERI 2017”

 

Eshte celur ne sheshin qendror te qytetit edicioni i katert i Panairit Kombetar te Librit “Fieri 2017”. Kane marre pjese ne kete aktivitet perfaqesues e drejtues te institucioneve locale e qendrore. Fjalen e hapjes e mbajti presidentja e fondacionit “Harpa”, Majlinda Rama, e cila u shpreh se ky aktivitet, i kthyer ne tradite, do te vijoje te mbetet vater e nxehte e leximit, perfshirjes dhe promovimit. Po ashtu, foli edhe Zv.ministri i Kultures, Zef Cuni, i cili vleresoi lart kete aktivitet, duke e quajtur te sukseshem dhe serioz, ndersa garantoi se Ministria e Kultures do te jete mbeshtetese e ketij panairi edhe ne vijim. Ne takimin ceremonial foli edhe Drejtori i DAR, Fier, Shkelqim Allkaj, Sekretrai i Pergjithshem i Prefektures, Arben Velo etj. Ne panairin e librit marrin pjese rreth 100 shtepi botuese nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.