ÇMIMET HARPA 2016!

Fondacioni “Harpa” ka ndarë çmimet për personalitetet më të spikatura të vitit 2016.

Ceremonia e dorëzimit të çmimeve u mbajt në ambientet e Kompleksit “Apollon”. Festa ishte konceptuar si një mbrëmje gala, me pjesëmarrjen e artistëve më të shquar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi e diaspora shqiptare në Europë.

Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/harpa/public_html/wp-content/plugins/ultimate-responsive-image-slider/layout.php on line 17

Të pranishmit kanë vlerësuar lart aktivitetin e organizuar prej Fondacionit “Harpa”, i cili, sipas tyre, po luan një rol të rëndësishëm në jetën kulturore e artistike të vendit. Zëvendësministri i Kulturës, Zef Cuni u shpreh se aktivitetet e tilla janë një hapësirë e madhe për artin e kulturën, hapësira që duhen vlerësuar.
“Më vjen mirë që ky event, zhvillohet për të disatin vit rresht. Në emër të Ministrisë së Kulturës, dëshiroj të falenderoj Fondacionin ‘Harpa’ dhe presidenten e Fondacionit, znj.Majlinda Rama, për këtë nismë mjaft të bukur në vlerësimin e personaliteteve mbarëkombëtare, të cilët japin një kontribut të veçantë në gjallërimin e jetës kulturore të vendit. Ky Fondacion luan një rol mjaft të rëndësishëm, në këtë pikëpamje, duke na kujtuar se jo gjithcka e bën shteti. Faktikisht, ne mund të mos kemi të ardhura për të shpërblyer e krijuar organizime e aktivitete të mëdha si këto, por duhet të gjejmë mundësinë për t’u thënë ‘Faleminderit!’ këtyre personaliteteteve dhe, për t’u thënë ‘Faleminderit!’, nuk kushton shumë dhe këtë gjë e bënë kaq mirë Fondacioni “Harpa”, – ka thënë ndër të tjera Zv/ministri Cuni.
Drejtuesja e Fondacionit “Harpa”, Majlinda Rama, u shpreh se do të jenë në krahë të elitave e do të promovojnë të rinjtë në çdo kohë.

“Në vijim të misionit që ky institucion kulturor ka, ne do të vijojmë të respektojmë emrat më të vyer, duke i vlerësuar, stimuluar e mbështetur që ata të shkëlqejnë dhe promovohen në fushat e tyre, por edhe duke falenderuar gjithë personalitetet për kontributin e tyre dhjetravjecarë”, – ka thënë Rama.

Fituesit e çmimeve për vitin 2016:
ÇMIMI “HARPA”
Armando Subashi

SHKRIMTARI ME I MIRE
Fatos Kongoli

GRUAJA E VITIT
Eni Vasili

AKTORJA E VITIT
Hajrie Rondo

REGJISORI ME I MIRE
Valton Jakupi

ARTISTI I VITIT
Felix Bilani

GAZETARJA E VITIT
Alma Çupi

ÇMIME TE KARRIERES
Tinka Kurti
Klara Kodra
Laureta Roshi

IN MEMORIAM
Alfred Uçi
Teodor Laço
Vilson kilica

ÇMIME TE PUBLIKUT
Rajmonda Balili
Naski Abdixhiku
Gazeta “Nacional”
Klubi i Shkrimtareve “Petro Marko”

Shënim: Nëse keni propozime për emra dhe personalitete të spikatura për vitin 2017, jeni të lutur të na shkruani që nga muaji janar 2017 e në vazhdim. Adresa: [email protected] dhe [email protected]