NDAHEN ÇMIMET HARPA 2015

Fondacioni Harpa ka ndarë çmimet e përvitshme të kthyera, tanimë në një traditë për këtë Fondacion. Mes të ftuarve të rëndësishëm, personalitete të artit, kulturës, politikës, medias e shoqërisë civile, ceremonia e organizuar, mori ngjyrat e një feste tejkombëtare. Fjalën përshëndetëse e mbajti Presidentja e Fondacionit Harpa, Majlinda Rama, e cila falenderoi të ftuarit dhe u shpreh se ky mision do të vijojë të jetë në fokus të kësaj organizate. “Ne do të vijojmë t’i përkushtohemi gjithë armatës së artistëve, të të gjitha fushave, jo vetëm me vlerësimin e punës së tyre, por edhe me mbështetje, morale e financiare në aktivitetet e tyre. Ne do të jemi përkrah të rinjëve të talentuar, duke i motivuar ata të gjenerojnë ide e të ecin të sigurtë në rrugët e jetës”- ka thënë Rama.


Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/harpa/public_html/wp-content/plugins/ultimate-responsive-image-slider/layout.php on line 17

Me poshte jane cmimet dhe motivacionet perkatese :

MOTIVACIONET PER CMIMET 2015

ÇMIMI I MADH “HARPA”
ALI ALIU

ME MOTIVACION: “Personalitet i shquar, akademik, shkrimtar, përkthyes, eseist, kritik letrar me kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e kritikës në letërsinë shqipe. Për vlera autentike, risi dhe forma të qenësishme studimi. Urë lidhëse midis kulturave”.

SHKRIMTARI ME I MIRE
KIÇO BLUSHI

ME MOTIVACION: “Shkrimtar me vlera të larta krijuese. Autor me individualitet krijues që ka krijuar kode unike ligjërimi, duke pasuruar prozën romanore shqipe”.

ÇMIMI I KARRIERES
MOIKOM ZEQO

ME MOTIVACION: “Rrugëtim i gjatë në ndërtimin e një karriere të suksesshme shkrimore me prurje origjinale dhe stil postmodern. Një figurë poliedrike me ndikim në jetën kulturore kombëtare”.

NJERIU I VITIT
MARIN MEMA

ME MOTIVACION: “Për kontributin profesional gjatë karrierës si gazetar në dobi të shoqërisë, me ciklin e emisionit ‘Shqipëria tjetër”.

POETI I VITIT
ILIRJAN ZHUPA

ME MOTIVACION: “Për librin ‘Të gjallë dhe të vdekur’, nëpërmjet të cilit autori spikat mjeshtëri poetike, përmes imazheve dhe konvencave meditative, duke përcjellë vlera në poetikën shqiptare”.

ARTISTI ME I MIRE DEBUTUES I VITIT
KLEJDI NGJELA dhe GRUPI

ME MOTIVACION: “Për hapin e parë, interpretues dhe premtues, në vazhdimin e traditës së muzikës folklorike burimore shqiptare”.

AKTORI I VITIT
MYZAFER ZIFLA
ME MOTIVACION: “Për galerinë e mrekullueshme të karaktereve njerëzore të krijuara, të përcjella mjeshtërisht përmes shumë roleve, si në jetën skenike, ashtu edhe atë kinematografike”.

ÇMIMI PER QYTETARI
LUAN BAÇI
ME MOTIVACION: “Për komunikimin qytetar dhe mbështetjen që i ka dhënë kulturës dhe artit në përgjithësi”.

ÇMIM SPECIAL
BAJRAM KOSUMI

ME MOTIVACION: “Për arritje në fushën e letërsisë, kulturës dhë mendimit politik”

JORGO BULO
IN MEMORIAM

ME MOTIVACION: “Për kontribut të jashtëzakonshëm në kërkime mbi Letërsinë e Rilindjes Kombëtare, por dhe çështje të tipologjisë së zhanreve letrare, veçanërisht të romanit dhe poezisë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer në kulturën shqiptare”.

ALBERT VERRIA
IN MEMORIAM
ME MOTIVACION: “Një emër i madh i plejadës së artit shqiptar, mjeshtër i aktrimit, që do të bëhej i pavdekshëm me ‘Kapedanin’ dhe që do të linte pas më shumë se 120 role”.

FATBARDH SMAJA
IN MEMORIAM

ME MOTIVACION: “Për kontribut të vyer në rritjen artistike të teatrit ‘Migjeni’, si aktor dhe regjisor i suksesshëm, që edhe frymën e fundit e la në skenë”.

SIPERMARRESI I VITIT
AGUR ABDURRAHMANI

ME MOTIVACION: “Një ndër biznesmenët e suksesshëm, që i ka dhënë biznesit fytyrë sociale, duke mbështetur investime dhe aktivitete të ndryshme. I njohur për vepra në dobi të zhvillimit të jetës publike e shoqërore”.

ARTISTI ME I MIRE
JANI TASE
ME MOTIVACION: “Për zërin e vëçantë dhe kontributin në ruajtjen e vlerave të patjetërsueshme të këngës qytetare fierake, një nga perlat e Myzeqesë”.

CMIME PER GAZETARINE

ÇMIM PER UNIONIN E GAZETAREVE TE SHQIPERISE
ME MOTIVACION: “Me rastin e 10-vjetorit të krijimit të tij dhe për kontribut të çmuar në përçimin e fjalës së lirë”.

EDITORI I VITIT
XHEMIL BEHARAJ

ME MOTIVACION: “Për menaxhimin e mirë të faqes informative Alb 365, e cila ka pasqyruar ngjarjet, duke ruajtur frymë të ekuilibruar editoriale”.

ÇMIM PER HUMANITET
QENDRA “HORIZONT”

ME MOTIVACION: “Një përvojë e re dhe e veçantë për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara, jo vetëm nëpërmjet arsimimit, por edhe argëtimit”.

ÇMIMI I PUBLIKUT
MYRTEZA MARA

ME MOTIVACION: “Poet lirik me vlera e kontribute në letërsi. Dallohet për origjinalitet krijues”.

ÇERTIFIKATE MIRENJOHJEJE
QENDRA EPOKA E RE
ME MOTIVACION: “Motivim, angazhim dhe gjenerim idesh tek të rinjtë. Model i mirë i punës në grup”

Disa nga mediat qe e dhane lajmin

Top-Channel , Ikub