Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/harpa/public_html/wp-content/plugins/ultimate-responsive-image-slider/layout.php on line 15
Panairi i Librit
Fieri është një qytet shumë i prirur dhe tepër i përkushtuar ndaj kulturës
Ai është quajtur kryeqytet i kulturës vitet e fundit për shkak edhe të aktiviteteve madhore kombëtare që ka zhvilluar. Kjo, në sajë edhe të dashamirësisë që ka patur për artin, kryetari i saj Baftjar Zeqaj. Bëheshin promovime librash, por këto ngjanin si ngjarje të fragmentarizuara dhe ndihej mungesa e një aktiviteti për librin dhe vetëm për librin. Kjo ishte arsyeja që ne themeluam Panairin Mbarëkombëtar të Librit, i cili në vitin 2014 pati një sukses të jashtëzakonshëm. Morën pjesë mbi 72 Shtëpi Botuese dhe pati një pjesëmarrje me 40 mijë vizitorë, në vetëm tri ditë. U ndanë edhe Cmime Kombëtare për letërsinë, si dhe u zhvilluan Konferenca Shkencore të një niveli të lartë.