Ndarja e çmimeve Harpa 2013




Aktiviteti ynë i parë do të zhvillohej në dhjetor të vitit 2013. Për të promovuar iniciativën tonë të re, pra, themelimin e Fondacionit ’’Harpa’’, ne menduam të krijonim hapësira të një formati tjetër.

Një bord i ngritur pranë Fondacionit ’’Harpa’’ së bashku me intelektualë të tjerë themeluam Cmimet Vjetore Harpa.

Kjo iniciativë ishte në shenjë mirënjohjeje për personalitetet e artit, kulturës, letërsisë, por edhe përtej kësaj, për biznesmenë e politikanë që i ndihmojnë këto fusha.