Fushatë Sensibilizuese për Artisten Hairie Rondo


Në muajin janar të vitit 2014, në një moment të vështirë për aktoren Hajrie Rondo, ne menduam të kapërcenim përtej asaj që synonim të bënim, pra, lidhur me promovimin e kulturës, për t’u mobilizuar në një fushatë të gjerë sensibilizimi, që opinionin publik të ndihmonte, pikërisht, njërën prej armatës së rëndë të kulturës shqiptare.


Kjo do të ishte iniciativa e parë jona, e cila u shpërnda shpejt në të gjitha mediat e rrjetet sociale, për t’u pasuar më tej me takime në shërbim të kësaj cështjeje.

“Miq të nderuar! Bashkë jemi mësuar të ndajmë gëzimet, punët e mira, arritjet, sukseset tona, të cilat i konsiderojmë si të përbashkëta, përsa kohë jemi pjesë e një shoqërie, e pjesë e së tërës, rracës njerëzore. Por, ashtu si të mirat, ne obligohemi të ndajmë edhe fatkeqësitë, ato të cilat nuk na lajmërojnë, ato, që na vijnë kur ne jemi të papërgatitur, kur ne vijojmë të thurim ëndrra e të shtrojmë rrugët e shpresës… Kështu ndodhi edhe me të madhen, ikonën e skenës dhe kinematografisë shqiptare, aktoren Hajrie Rondo.

Ajo sot vuan nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk ka mjetet e nevojshme financiare për kurim.

Miq të dashur! Hajria, me mbi 120 role, ka dhënë kaq shumë për artin e kulturën shqiptare, duke u bërë “ambasadore” e kulturës sonë edhe jashtë kufijve, prandaj le të japim ne sot dicka për të….

NDIHMOJENI HAJRIEN, SEPSE AJO KA NEVOJE ME SHUME SE KURRE!
Ne sapo kemi nisur një fushatë sensibilizuese për dhurim në ndihmë të aktores, bashkohu edhe TI me ne. Në sallën e Bashkisë Fier, ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat, të cilat e ndiejnë se mund të japin ndihmë për këtë Grua të Madhe, të bëhen pjesë e nismës sonë. Aktiviteti nis në orën 09.00 Ju mund të jepni kontributin Tuaj për Hajrien edhe në numrin e llogarisë në BKT 526384171”.

Sot Hajrie Rondo gëzon shëndet të plotë…