-Fondacioni “Harpa” është krijuar si një qelizë nxitëse, përkrahëse, promovuese dhe reklamuese e nismave pozitive në fushën e artit, kulturës, letërsisë, sportit e më gjerë. Ka qenë një shtysë e mirëmenduar e një grupi intelektualësh dhe krijuesish të palodhur, ajo që çoi drejt kësaj lëvizjeje, e cila ka si gur themeltar dhe lajtmotiv promovimin e vlerave, traditave, zakoneve, arsimit, librit, folklorit dhe propagandimin e kulturës mbareshqiptare. Promovimin e mirëqenies dhe përparimit kulturor. Vënien në përkrahje të shkëmbimeve e komunikimit kulturor dhe ndërkulturor midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera europiane., vlerat e mendimit përparimtar duke u bërë promotore e padiskutueshme e tyre.
-Fondacioni “Harpa” u themelua si organizatë jofitimprurëse, nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendim 488, date 16.12.2013.
-Në këto vite krijim, Fondacioni “Harpa” ka arritur të gjallërojë jetën kulturore, letrare e artistike në vend, duke u kthyer në organizatën më të besueshme tek intitucionet shtetërore, biznesit i qytetit dhe tek qytetarët.
-Më poshtë po sjellim një panoramë të aktiviteteve të konceptuara, hartuara dhe zbatuara nga ne përgjatë këtyre viteve (Në rrjedhë kronologjike):
- Çmimet Kombëtare “Harpa” (Dhjetor 2013)
- “Për Hajrien!”, aktivitete maratonë (sensibilizuese) për aktoren e madhe, Hajrie Rondo. (2014)
- Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2014” (Maj 2014)
- Konferencë Shkencore: “Libri përballë sfidave bashkëkohore”. (2014)
- Konferencë Shkencore: “Jeronim De Rada, 200 vjet rilindasi i madh”. (2014)
- Konferencë Shkencore: “Sterjo Spasse, autori i mbi 1000 personazheve”. (2014)
- Promovim i romanit “Autoportret me teleskop”, Besnik Mustafaj. (2014)
- Tryezë diskutimi mbi librin studimor “Shpirti i fjalës” , i akademikut Jorgo Bulo. (2014)
- Promovim i librit “Heshtja e dyfishtë”, Carlo Bollino. (2014)
- “Kthimi i pamundur, Lady’’, aktivitet kushtuar poetit kosovar, Adem Gashi. (2014)
- Promovim i kolanës së krijimtarisë studimore të akademikut Ali Aliu dhe
shpallja e tij “Qytetar Nderi”, me kërkesën tonë, nga Këshilli i Bashkisë Fier. (Tetor 2014)
- Çmimet Kombëtare “Harpa” (Dhjetor 2014)
- Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2015” (Maj 2015)
- Konferencë Shkencore: “Libri i printuar përballë atij elektronik”. (2015)
- Konferencë Shkencore: “Fan Noli dhe Faik Konica – dy personalitete, miq dhe rival të përjetshëm”. (2015)
- Konferencë Shkencore: “Fatos Arapi – një ndër vokacionet kulmore të poezisë shqipe”. (2015)
- Promovim i krijimtarise se poetit dhe studiuesit Kujtim M. Shala, Ministër i Kulturës, Kosovë. (2015)
- Çast/Kolazh” – aktivitet me të rinjtë e qytetit, në nder të autorëve më në zë të letërsisë, si: Naim Frashëri, Martin Camaj, Cajupi, Sami Frashëri, Ernest Koliqi, Xhevahir Spahiu, Pashko Vasa, Gjergj Fishta.(Intepretim poezish, muzike klasike). (2015)
- Promovim i romanit “Të gjithë premtojnë Parisin”, i autorit Nasi Lera. (2015)
- Festivali “Miku i librit”, me nxënës të shkollave të mesme të qytetit. (2015)
- Çmimet Kombëtare “Harpa” (Dhjetor 2015)
- Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2016” (Maj 2016)
- Konferencë Shkencore: “400 vjet pa Shekspirin dhe Servantesin”(2016)
- Konferencë Shkencore: “Ali Aliu, mes tre shteteve letrare shqiptare”. (2016)
- Konferencë Shkencore: “Dritëro Agolli, ky zë unik i letrave shqipe”, (2016)
- Tryezë Shkencore: “Ata që i dhanë dritë letërsisë shqipe në vite”. (2016)
- Çmimet Kombëtare “Harpa” (Dhjetor 2016)
- Aktiviteti rinor, konkurs me te rinjte e disa qyteteve. (2017)
- Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2017” (Maj 2017)
- Konferencë Shkencore: “110 vjet nga lindja e Mitrush Kutelit” (2017)
- Konferencë Shkencore: “Tryezë e rrumbullakët: “Data dhe Personalitete” – kolazh me krijime te autorëve shqiptarë e te huaj, që kanë përvjetorë lindjesh dhe vdekjesh. (2017)
- Konferencë Shkencore: “Azem Shkreli, poeti i mendimit të thellë”. (2017)
- Tryezë Shkencore: Promovim i romanit: “Lulet e kripës” , i shkrimtarit të madh, Jakov Xoxa. (2017)
- Çmimet Kombëtare “Harpa” (Dhjetor 2017)
- Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2018” (Maj 2018)
- Konferencë Shkencore: “Figura e Skënderbeut në letërsinë shqipe e të huaj” (2018)
- Konferencë Shkencore: “Jorgo Bulo, ‘magjistari’ i fjalës së mençur””. (2018)
- Konferencë Shkencore: “Universalja në veprën e Petro Markos””, (2018)
- Tryezë Shkencore: “Shkrimtaret femra në letërsinë shqipe””. (2018)
- Çmimet Kombëtare “Harpa” (Dhjetor 2018)
- Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2019” (Maj 2019)
- Konferencë Shkencore: “Me Lasgushin, ‘këngëtarin finosh të dashurisë”, me rastin e 120 vjetorit të lindjes. (2019)
- Konferencë Shkencore: “A lexohet letërsi shqipe? Çështje të shijes dhe vlerës”. (2019)
- Konferencë Shkencore: ““Romani i Fatos Kongolit – hije dhe dritëhije”, (2019)
- Takim me kritikun Ali Aliu, Studiuesin Nasho Jorgaqi dhe Studiuesen Klara Kodra (2019)
- Takim me publicistin Adrian Civici (2019)
- Tryezë me poetin Çun Lajçi (2019)
- Tryezë me shkrimtarin Kim Mehmeti (2019)
- Tryezë me shkrimtarin Namik Dokle (2019)
- Çmimet Kombëtare “Harpa” (Janar 2020)
-Pjesë e aktiviteteve tona ne mbare vendin janë bërë emra të njohur te jetës kulturore, artistike, letrare, studimore, gazetarisë, si:
Robert Ndrenika, Mevlan Shanaj, Timo Flloko, Shaban Sinani, Fatos Kongoli, Jorgo Bulo, Klara Kodra, Ali Aliu, Viktor Zhusti, Agim Vinca, Nasho Jorgaqi, Marin Mema, Floresha Dado, Flutura Acka, Bashkim Alibali, Ymer Ciraku, Erenestina Halili, Ilinden Spasse, Sadik Bejko, Gjovalin Shurtaj, Zija Cela, Bashkim Shehu, Besnik Mustafaj, Carlo Bolino, Nasi Lera, Ilirjan Zhupa, Behar Gjoka, Tinka Kurti, Gezim Kame, Pellumb Kulla, Petrit Ruka, Hajrie Rondo, Eni Vasili, Aleksander Cipa, Alma Cupi, Gazmend Paja, Delinda Zhupa, etj, ndërsa, janë bërë pjesë e aktiviteteve, po ashtu, personalitete të politikës, e jetës publike, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ndërkohë, cdo vit në panairin e Librit qe organizohet ne Fier, marrin pjesë 100 botues nga të gjitha trevat shqipëfolëse.
-Kemi bashkëpunuar për aktivitete të organizatave të tjera, institucioneve kulturore shtetërore, institucioneve arsimore, shtetërore e private.